€7.49

Libri Copëzat nga Kei Hysi

Buy this

Libri Copëzat nga Kei Hysi

€7.49

Ky libër është një përmbledhje copëzash të shpirtit tim, të shkruara gjatë një periudhe të veçantë të jetës sime. Ishte një kohë kur, si shumë të tjerë, pyesja veten mbi kuptimin e jetës; kur për herë të parë ndjeva peshën e dashurisë dhe dhimbjen e humbjes; dhe kur emigrova për të eksploruar mundësi të reja.

Kur vendosa t’i mbledh këto copëza në një libër, ndjeva një përzierje emocionesh. Disa prej tyre, të shkruara me një sinqeritet të papërpunuar, më dukeshin tepër të brishta për t’i ndarë me botën. Megjithatë, këto poezi kanë ruajtur në kohë mendimet, ndjenjat dhe pyetjet e adoleshencës dhe viteve të para të rritjes. Ato janë më shumë se kujtime personale; janë dëshmi e rritjes, ndryshimeve dhe luftrave të brendshme që secili prej nesh përjeton.

I ndaj këto copëza me ju me shpresën se do të gjeni diçka që rezonon me përvojat tuaja. Në këtë libër, do të udhëtoni përmes emocioneve të dashurisë, humbjes dhe rikthimit te vetja. Do të përballeni me dhimbjet dhe sfidat e jetës, por do të gjeni edhe shpresën dhe guximin për t’i kapërcyer ato.

Në fund të fundit, pavarësisht sa të ndryshëm dukemi, ne njerëzit ngjasojmë shumë.

Juaja,

Kei

Buy this
Pages
82
Size
2.01 MB
Length
82 pages
Copy product URL
30-day money back guarantee